Dyshohet se një person ka rënë në kanalin e Ibrit, nisin kërkimet

Dyshohet se një person ka rënë në kanalin e Ibrit në fshatin Zupç
Zëdhënësi i Policisë së Kosovë, Bajram Krasniqi për portalin rtv21.tv tha se kërkimet kanë nisur policia dhe edhe tre zhytës nga njësiti i zhytësve ‘Trepça’ .
Ai po ashtu njoftoi policinë për dyshimet se vëllai mund të ketë rënë në kanalin e Ibrit.
“Në ora 08:40, ankuesi S.R., ka shkuar në polici dhe ka njoftuar se vëllai i tij P. R., (1960), dje më 21.04.2023, rreth orës 17:45 ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Ankuesi dyshon se mos vëllai i tij ka rënë në kanalin e Ibrit, në fshatin Zupq. Policia ka filluar kontrollimin e zonës dhe në ora 13:20 atje kanë shkuar edhe tre zhytës nga njësiti i zhytësve ‘Trepça’. Kërkimi është duke vazhduar”, ka deklaruar Krasniqi./21Media