Vuçiq u premton serbëve të Kosovës “zgjedhjen e problemit për vizat”

Qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit 2024 do të mund të udhëtojnë lirshëm pa viza në zonën Schengen, por kjo nuk do të vlejë për serbët e Kosovës që që kanë pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e MPB-së së Beogradit.
E lidhur me këtë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se “ky problem” do të zgjidhet brenda tetë muajsh.
“Është duke u diskutuar. Nuk mund t’ju premtoj sepse nuk është në dorën tonë, por besoj se do të zgjidhet në tetë muajt e ardhshëm, aq sa kemi kohë. Pra, kemi kohë deri më 1 janar për ta zgjidhur atë problem dhe besoj se do ta zgjidhim atë problem”, .ka deklaruar ai./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?