Lajçak njofton eurodeputetët për dialogun, këta të fundit bëjnë thirrje për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, zhvilloi të martën takim  me eurodeputetët e grupit të socialistëve dhe demokratëve. Lajçak njoftoi se me ta foli zhvillimeve të fundit në dialog si dhe Ballkanin Perëndimor.

“Jam mirënjohës për interesimin e tyre në rajon dhe mbështetjen për të ardhmen evropiane”, shkroi Lajçak në Twitter.

Në anën tjetër edhe grupi i socialistëve dhe demokratëve kanë njoftuar për takimin në Twitter duke thënë se diskutuan për dialogun Kosovë- Serbi para takimit të 2 majit.

“Ne bëjmë thirrje për zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”, thuhet në njoftimin e grupit.

Takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb do të mbahet më 2 maj në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Në takimin e 18 marsit në Ohër palët ranë dakord për aneksin e zbatimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi./21Media

Back to top button