Çitaku: Unë jam njoftuar me botën nga “Media Projekti”

Vlora Çitaku ka qenë një ndër 13 vajzat që kishte filluar hapat në gazetari në kuadër të “Media Projekti” – baza e RTV21 ku janë trajnuar vajzat e reja në vitin 1995.
Sot në emisionin “N’maje t’gjuhës me Xherin” në RTV21, Çitaku me shumë nostalgji kujtoi të mirat që ua solli “Media Projekt” sa i përket aftësimit dhe ngritjes në karrierë.
“Kemi marrë aftësi, por përtej aftësive që kemi marrë në gazetari, në atëbotë kemi marrë vetëbesim. Unë kam dëgjuar për feminizmin atëherë, unë ndoshta kam qenë feministe pa e ditë që jam, por çfarë nënkupton feminizmi, lufta për liri dhe jo vetëm për liri kombëtare, por edhe për liri individuale, për barazi. Unë jam njoft me botën nga “Media Projekti””, u shpreh Çitaku duke theksuar se është bërë një punë e mrekullueshme në rrethana shumë të vështirë.
“Media Projekti” u themelua në vitin 1995, në atë kohë ishte i vetmi projekt i gazetarisë vetëm për vajza./21Media