Moti për pesë ditët e ardhshme, e hëna dita më e nxehtë e javës

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) dita e hënë do të jetë dita më e nxehtë e javës. Do të ketë diell, por edhe vranësira të cilat parashihen të sjellin shi e vende-vende edhe shkarkime rrufesh.

Të martën po ashtu pritet të mbaj mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat vende –vende parashihen të sjellin riga të izoluar shiu. Temperaturat e mesditës do të shënojnë ulje për 4-6 gradë, krahasuar me të ditës së hënë.

E mërkura do të jetë me mot kryesisht të ngjashëm, pothuaj me gjithë parametrat e ditës së martë.

Ndërsa të enjten pritet të ketë mot jostabil, të vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha.

Mot kryesisht i vranët por edhe rrezet e diellit nuk do të mungojnë edhe të premten. Parashihet që gjatë ditës të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh./21Media

Back to top button