Osmani për Betejën e Çabratit: Dëshmorët e UÇK-së janë vula e përjetësisë së shtetit tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar sot 24-vjetorin e betejës së Çabratit.

Osmani ka potencuar se dëshmorët e UÇK-së janë vula e përjetësisë së shtetit dhe “do t’i kujtojmë përherë me respekt”.

“26 luftëtarë të Brigadës 137 “Gjakova”, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 24-vjet më parë ranë heroikisht në Betejën e Çabratit, në përpjekjen e tyre për t`u dalë në ndihmë bashkëqytetarëve të tyre, të cilët tri ditë rresht iu nënshtruan veprimeve kriminale të regjimit gjenocidal të Serbisë. Afro 100 banorë civilë u vranë në mënyrë mizore nga makineria gjenocidale serbe, mbi 300 u rrëmbyen me dhunë, teksa lufta për mbrojtjen e pragut të shtëpisë kishte marrë hov gjithandej, afro një muaj përpara se Kosova të bëhej e lirë. Dëshmorët e UÇK-së janë vula e përjetësisë së shtetit tonë dhe do t`i kujtojmë përherë me respekt!”, është bërë e ditur në deklaratën e Osmanit.

Back to top button