Abdixhiku: Ekipi Menaxhues propozoi shtet brenda shtetit, Qeveria i iki përgjegjësisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku tha se drafti për Asociacionin i propozuar nga Ekipi Menaxhues është një shtet brenda shtetit. Abdixhiku thotë se një propozim i tillë projekton federalizimin e Kosovës.

Abdixhiku tha se një organizim i tillë s’ka vend brenda rregullimit shtetëror të Kosovës dhe si i tillë duhet të refuzohet si bazë negociuese por edhe si ambicie politike.

Sipas kreut të LDK-së, s’do të ketë Qeveri, parti politike apo njeri që mund ta pranojë një organizim të tillë.

Ai thotë se ikja nga përgjegjësia sjell dokumente e koncepte të tilla sikurse propozimi për Asociacionin nga Ekipi Menaxhues.

Më 3 maj, autoritetet kosovare e liruan nga detyra Ekipin Menaxhues, me arsyetimin se një ditë më parë në Bruksel e kishin paraqitur statutin dhe se i kishte përfunduar mandati./21Media

Back to top button