Veriu, Sindikata e Policisë së Kosovës e brengosur me sigurinë e zyrtarëve policorë

Lidhur me zhvillimet e djeshme në veri, ku si pasojë e tensioneve u lënduan pesë policë derisa ishin në detyrë dhe u dëmtuankatër automjete të policisë, ka reaguar Sindikata e Policisë së Kosovës.
Kjo sindikatë duke dënuar ashpër sulmet ndaj policisë ka shprehur shqetësim lidhur me sigurinë e zyrtarëve policorë.
“Sindikata e Policisë së Kosovës është duke i përcjellë me vëmendje të gjitha zhvillimet e fundit duke qenë e brengosur për shëndetin dhe rrezikshmërinë e tyre që kanë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”, thuhet tutje në reagim.
“Prandaj, Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit kushtetues, krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, duke ju përmbajtur me dinjitet vizionit, misionit dhe vlerave të këtij profesioni fisnik”, përfunon reagimi./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?