Joseph: Kurti bëri një akt të papërgjegjshëm, por Vuçiq është përgjegjës për situatën në veri dhe jostabilitetin në rajon

Ish zëvendës shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph, njëkohësisht edhe professor në Universitetin John Hopkins, tha se ishte gabim i kryeministrit Kurti që nuk dëgjoi këshillat e SHBA-së dhe të partnerëve të Kosovës për situatën në veri. Në një intervistë me RTV21, Joseph tha se veprimi në veri ishte një akt i papërgjegjshëm i Kryeministrit Kurti që mbanë përgjegjësinë për këtë. Ai tha se ky lloj i tensioneve dhe i konfliktit nuk i shërben interesave të Kosovës por nënvizoi se Serbia mbanë përgjegjësi shumë më të madhe për gjendjen e krijuar. Ai tha se presidenti Vuçiq e dëshiron pikërisht këtë lloj të trazirave në Kosovë dhe ka provuar që ta minojë marrëveshjen e arritur në Ohër. Joseph, tha se cilado qeveri në Kosovë e ka obligim që të bashkërendojë veprimet e saj për veriun me KFOR-in, EULEX-in por edhe me SHBA-në. Ai e cilësoi shumë serioze deklaratën e sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken, për pasojat në marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në. Por Joseph tha se DASH shkoi më larg dhe nuk duej ta thoshte këtë në raport me Kosovën.

RTV21: Zoti Joseph, faleminderit që ndatë kohën me RTV21.

Joseph: Faleminderit që më ftuat sonte dhe po flas me ju prej Bratisllavës, nga konferenca GLOB SEC ku së shpejti edhe kryeministri Kurti edhe presidenti Vuçiq do të jenë së bashku me Miroslav Lajçak dhe të tjerët, pra zyrtarë nga rajoni.

RTV21; Pra ju do të keni mundësinë që të dërgoni porosi për të dy?

Joseph: Shpresoj të kem një mundësi. U mundova të dërgoj porosi në tëitter të shtunën e kaluar kur ndodhën ngjarjet e para shqetësuese. Dhe kjo ishte porosi që i përçohej edhe qeverisë sime, pra qeverisë së SHBA-së.

RTV21: Zoti Joseph, Kosova po kalon nga një krizë në tjetrën. Kësaj radhe me kryetarë komunash në veri. Duket se përplasjet mes Kosovës dhe Serbisë po bëhen më të forta, pavarësisht marrëveshjes së arritur disa muaj më parë. Sa serioze e shihni këtë situatë aktuale?

Joseph: Shikoni, është serioze. Kurdo që keni dhunë është shumë serioze. Sepse atmosfera bëhet e ngarkuar dhe njëkohësisht edhe politikisht intensive dhe bëhet shumë më e vështirë për t’u kthyer në proceset që mundësojnë njerëzit të jetojnë normalisht dhe që të ndodh përparimi. Prandaj është serioze. Dhe se është serioze e pash sot se Ambasadori i SHBA-së Hovenier i ka dënuar fuqishëm aksionet e protestuesve serbë atje, përfshirë edhe plagosjen e ushtarëve të KFOR-it. Kjo është diçka që unë e përmenda në tëitter të shtunën, se e mbaj në mend se në vitin 2011 kur policia speciale e Kosovës u dërgua në veri dhe rezultoi me vrasjen e një polici shqiptar të policisë speciale të Kosovës nga një sulmues serb dhe tensionet menjëherë u rritën në qiell dhe kishte barrikada serbe për muaj si dhe ushtarë të KFOR-it u plagosën. Prandaj është dëshpëruese për mua që, disa vjet më pas, të shoh situata të ngjashme të ndodhin posaçërisht kur ka një marrëveshje. Një marrëveshje që e përmendët e vështirë për t’u zbatuar por një marrëveshje shumë e rëndësishme, pavarësisht.

RTV21: Zoti Jozef, Serbia e vuri ushtrinë e saj në nivelin e gatishmërisë luftarake. Kosova duket se nuk është e gatshme të heqë dorë nga, siç e quajti, vendosja e kushtetutshmërisë në mbarë vendin. A do të shohim akoma më shumë tensione përpara?

Joseph: Shikoni, le të shpresojmë se procesi do të rivendoset që tensionet të qetësohen. Por kjo do të kërkojë disa vendime politike. Dhe me shpresë se do të ketë disa bisedime këtu në Bratislavë, këtë nuk e di, ndërmjet pjesëmarrësve dhe unë nuk jam pjesë e këtyre bisedave. Por shpresoj se zyrtarët do të shfrytëzojnë avantazhin e këtij fakti kur do të jenë kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq këtu dhe me shpresë do të ketë biseda urgjente për këtë për t’u kthyer në një stabilitet. Duhet të kujtojmë këtu se që nga arritja e kësaj marrëveshjeje, Serbia që nga fillimi, presidenti Vuçiq ka provuar ta minojë këtë marrëveshje. Është një marrëveshje shumë e rëndësishme. Kosova ka disa obligime sipas kësaj marrëveshjeje sikundër edhe Serbia. Por edhe Bashkimi Evropian ka. Secila palë duhet të përmbushë përkushtimet. Kjo përfshinë Kosovën kjo përfshinë edhe themelimin e Asociacionit dhe ky proces duhet të vazhdojë të lëvizë dhe të themelohet një Asociacion që është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe që nuk kërcënon në asnjë mënyrë funksionalitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial. Ky është konteksti por natyrisht ne jemi në një situatë që është shumë e vështirë dhe na duhet ta shqyrtojmë përgjëgjësinë e secilës palë si dhe çfarë SHBA dhe partnerët evropianë mund të bëjnë.

RTV21: Pra ju prisni që Kosova dhe Serbia, presidenti Vuçiq dhe kryeministri Kurti, do ta diskutojnë çështjen e kryetarëve edhe njëherë në Bruksel apo kudo qoftë tjetër dhe të vendosin për të ardhmen e tyre?

Joseph: Unë gjithsesi shpresoj se do të ketë një lloj komunikimi këtu në Bratislavë. Pra në Bratislavë jo në Bruksel. Kjo konferencë e GLOB SEC po zhvillohet këtu në Bratislavë dhe organizohet nga organizata GLOB SEC dhe liderët nga i gjithë rajoni do të jenë këtu. Praliderët nga Bosnja dhe Hercegovina, nga Mali i Zi, Maqedonia e veriut, nga Kroacia pra ka shumë liderë këtu. Ata do të jenë këtu dhe nuk mund të parashikoj asgjë por unë sigurisht shpresoj se do të ketë përpjekje për të provuar që të shfrytëzohet kjo mundësi dhe të gjendet një lloj formule për të rivendosur qetësinë. Shikoni, duhet të mbahet në mend, se një gjë për të cilën kam paralajmëruar në tëitterin tim të shtunën e kaluar, se kur keni fatalitet e ndryshon dinamikën menjëherë. Është tragjedi për familjen dhe ndryshon dinamikën dhe e bën shumë të vështirë që të rivendos qetësinë dhe të ketë siguri, Duhet të kujtoni një tjetër gjë: se kjo vjen në një kohë kur presidenti Vuçiq është nën presion të madh në vend në shtëpi, kur ka protesta masive dhe kjo është saktësisht ajo që ai do. Presidenti Vuçiq dëshiron këtë lloj të trazirave në Kosovë duke pretenduar që të jetë një mbrojtë si madh i Kosovës dhe serbëve. Ky është saktësisht lloji i dinamikës që duhet të shmanget. Fatkeqësisht, në pikëpamjen time, me siguri Serbia mban përgjegjësi më të madhe këtu, presidenti Vuçiq nuk dha sinjale pas Ohrit, sikur që duhej, që serbët e Kosovës të kthehen në institucionet e Kosovës, ai nuk e shfrytëzoi këtë mundësi por, kryeministri Kurti gjithashtu sikur e kam shkruar, gjithashtu mbanë përgjegjësinë. Ai ishte i paralajmëruar posaçërisht përmes porosisë nga SHBA-ja, një mik i madh i Kosovës si dhe nga aleatët e QUINT-it në paralajmërimin e 18 Majit për këta hapa dhe si t’i qaset kësaj çështjeje të ndjeshme dhe me dërgimin e kryetarëve në veri pas zgjedhjev. Le të përballemi dhe ato ishin dështim. Tani Serbia mbanë përgjegjësinë më të madhe se pse këto zgjedhje kanë dështuar dhe ato ishin dështim padyshim. Kjo nënkupton se Kosova, qeveria e saj, duhet të procedojë me shumë kujdes dhe të punojë me SHBA-në, me miqtë e ngushtë ne SHBA dhe me të tjerët. Unë do ta them edhe një gjë, si një ish zyrtar në Kosovë, si një ish-zëvendës shef i Misionit (të OSBE-së) në Kosovë; cilado qeveri në Kosovë, jo vetëm kjo qeveri e tashme e Kosovës, por cilado qeveri në Kosovë duhet të bashkërendojë veprimet e saj kur do të shkojë në veri, veprime që mund të kontribuojnë në tensione, duhet të koordinojë me KFOR-in, në veçanti dhe gjithashtu me EULEX-in dhe me miqtë si SHBA-ja. Është një obligim. Sepse është KFOR-i, fillimisht, që ka përgjegjësinë për të mbajtur sigurinë dhe askush s’ka të drejtë të ndërmarr hapa që do të krijojnë tensionet dhe pastaj ta thërras KFOR-in e t’i thotë “shikoni tani është puna juaj të përkujdeseni për të gjitha”. Në pikëpamjen time ishte papërgjegjësi e kryeministrit Kurti por, kjo s’do të thotë se ai ka përgjegjësi të barabartë me presidentin Vuçiq. Presidenti Vuçiq ka më shumë përgjegjësi, por kryeministrit Kurti gjithashtu mbanë përgjegjësi. Ai ka një përgjegjësi të fuqishme, të drejtpërdrejt për të respektuar se çfarë SHBA-ja, miqtë dhe mbështetësit e Kosovës paralajëmruan që të bëjë përmbajtje. Dhe jemi në një situatë dhe kjo është shumë e keqe sikur edhe në vitin 2011 dhe 2012 kur ushtarët e KFOR-it gjithashtu u plagosën e ata u plagosën atëherë dhe unë e kujtoj këtë. Gjithashtu e kujtoj se ata u qëlluan në vitin 2011 dhe besoj se ishte KFOR nga Gjermania. Ata u qëlluan nga serbët. Dhe sot me sa kuptoj ushtarët e KFOR-it u plagosën. Më vjen keq ta them këtë por, kryeministri Kurti gjithashtu ndanë përgjegjësinë. E them sërish Presidenti Vuçiq ka më shumë përgjegjësi, më shumë. Ai është një karakter trazues. Presidenti Vuçiq ka provuar ta minojë marrëveshjen, një marrëveshje shumë të rëndësishme me Kosovën, ai ka refuzuar sanksionet e BE-së ndaj Rusisë për të cilat ishte o obliguar. Ai ka dërguar  Aleksandar Vulinin në Moskë për të strategjizuar sigurinë në mënyrë shumë të rrezikshme me Rusinë. Pra, askush nuk është këtu. Nuk po krahasoj Putinin dhe Vuçiqin, nuk po i krahasoj. Por e them sërish kryeministri Kurti gjithashtu mban përgjegjësi.

RTV21: Por a nuk po provojnë të dyja palët që të shmangin ose pengojnë zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër dhe Bruksel më heret?

Joseph: Shikoni, nëse është kështu atëherë është shumë fatkeqe sepse ajo marrëveshje, nuk është perfekte dhe këtë e di. Kam shkruar, e kam sqaruar, kam shkruar me vite, e di saktësisht dinamikën këtu. Dinamika këtu është me katër vendet anëtare të NATO-s që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe ato janë Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja. Madje sot, dhe këtë dua ta kuptoni edhe ju, e kam pyetur publikisht në Glob Sec në Bratislavë, e kam pyetur ministrin e jashtëm të Sllovakisë rreth njohjes së Kosovës. Tani, natyrisht, ky lloj i tensioneve në veri, që t’i përgjigjem pyetjes, e bën kredibile siç do të duhej të ishte. Por unë gjithnjë kam besuar se kjo është çështja më e rëndësishme këtu. Kjo marrëveshje, kjo marrëveshje e Ohrit, është shumë e rëndësishme sepse përmbanë një formë de facto të njohjes dhe kjo mund të krijojë dinamikën për njohjen e Kosovës.

Mundet, por nuk është e garantuar. Të gjithë ne, përfshirë edhe mua, duhet të vazhdojmë të ngrejmë këtë çështje dhe ta shtyjmë qeverinë e SHBA-së që t’ia kërkojnë këtyre shteteve. Sugjerimi im është që Ukraina duhet ta njoh Kosovën. Ne e kemi parë Ukrainën se ka bërë një hap përpara në Këshillin e Evropës. Unë kam takuar këtu gjithashtu sekretaren e përgjithshme të Këshillit të Evropës, dhe e përmenda, sapo e takova këtu. Ka shumë zyrtarë të rëndësishëm këtu në Bratislavë. Por ky lloj i tensioneve dhe ky lloj i konfliktit nuk i shërben interesave të Kosovës. Kjo nuk e avancon perspektivën e Kosovës për të fituar atë që do dhe për të marr atë që Kosova meriton dhe ka nevojë. Pra, ky ishte një gabim. E them shumë qartë. Ky ishte një gabim nga kryeministri Kurti që të futet në këtë kurth nga i cili përfiton presidenti Vuçiq në një kohë kur presidenti Vuçiq është shumë i lëndueshëm.

RTV21: Zoti Joseph, javën e kaluar, pas trazirave të para në veri, kishte një paralajëmrim të fuqishëm të Departamentit të Shtetit të SHBA-së ndaj Kosovës përmes sekretarit të shtetit, z. Blinken. A po përballet Kosova me pasoja serioze në marrëdhëniet e saj dypalëshe me SHBA-në?

Joseph: Përgjigja është e qartë. Nëse sekretari i shtetit Blinken e thotë se ka pasoja serioze, atëherë kjo është e vetmja përgjigje që i duhet dikujt. A është kjo ajo? Kjo vjen nga niveli më i lartë i Departamentit të Shtetit, nga Anthony Blinken, të cilin e njoh dhe e respektoj. Pra kjo është shumë serioze. Dhe nuk është e mirë për Kosovën. Kosova duhet gjithnjë ta respektojë mikun e saj të madh dhe të punojë maksimalisht të koordinohet ngushtë me ata në Ambasadën e SHBA-së, me Ambasadorin Hovenier, i cili është mik i Kosovës dhe me Departamentit e Shtetit. Pra kjo nuk është mirë, për mendimin tim dhe siç kam shkruar në tëitter të shtunën, SHBA-ja ka shkuar shumë larg duke thënë se do të ketë pasoja në marrëdhënie. Nuk e besoj se Departamenti i Shtetit duhej ta thoshte këtë. Mendoj se kjo shkoi shume larg, pavarësisht se kryeministri Kurti bëri gabim dhe meriton të kritikohet nga Shtetet e Bashkuara. Kjo shkoi shumë larg sepse SHBA nuk ka bërë kritika të ngjashme ndaj presidentit Vuçiq dhe nuk e mbanë atë llogaridhënës kur është më përgjegjës për këtë situatë dhe për jostabilitetin në rajon, jo vetëm në Kosovë por, edhe në Mal të Zi dhe në Bosnjë e Hercegovinë.

RTV21: Z. Joseph, ju po thoni se shkoi shumë larg. A shkoi z. Kurti shumë larg duke mos dëgjuar se cilat janë këshillat e SHBA-së dhe të partnerëve evropianë?

Joseph: Po. Po. Krejt këtë e kam thënë në tëitterin tim të shtunën. Dhe po ishte gabim. E them këtë sërish, ishte gabim i kryeministrit Kurti që nuk dëgjoi këshillat.

Kujtojeni, kishte një deklaratë të qartë të QUINT më 18 Maj që paralajmëroi, që tërhoqi vërejtjen për këtë. Kam qenë në Kosovë, isha në Kosovë, në vitin 2011 kur një tjetër qeveri e Kosovës, një qeveri e Kosovës e drejtuar nga Hashim Thaçi, ajo dërgoi policinë speciale në veri, pa u koordinuar me KFOR-in. Kjo rezultoi me vrasjen e një shqiptari pjesëtar i Policisë speciale të Kosovës. Kishim një periudhë të vështirë për disa muaj më pastaj. Kjo duhet kujtuar, është shumë me rëndësi të kujtohet. Cilido zyrtar i Kosovës, kryeministri Kurti  dhe presidentja Osmani dhe shpresoj se presidentja Osmani gjithashtu do të jetë një zë i përgjegjshëm dhe i arsyes, është obligim i cilësdo qeveri të Kosovës që të koordinohet me KFOR-in. KFOR-i ka pëergjegjësinë, pra përgjegjësi të drejtpërdrejt për sigurinë. Gjithashtu të koordinohet me EULEX-in dhe të koordinohet gjithashtu me Ambasadën e SHBA-së dhe me partnerët e tjerë kyç të Kosovës. Pra, kryeministri Kurti nuk e bëri këtë dhe ishte gabim. Dhe ishte një akt i papërgjegjshëm nga ana e tij. Por këndvështrimi im është se kjo nuk e bën atë të njëjtë si presidentin Vuçiq. Ky është këndvështrimi im. Ai nuk është po aq përgjegjës. Kosova nuk është po aq përgjegjëse, siç është Serbia në këtë rast. Dhe kjo është arsyeja pse mendova se kritikat e SHBA-së, se kryeministri Kurti meritonte të kritikohej publikisht nga Departamenti i Shtetit, por deklarata se marrëdhëniet do të afektohen nuk ishte korrekte. Po shkonte shumë larg sepse nuk kishte asnjë kritikë të ngjashme ndaj Presidentit Vuçiq, i cili po i bën shumë më shumë dëm interesave të SHBA-së sesa Kosova, e cila është në linjë me Shtetet e Bashkuara, pastaj Serbia, e cila po mbështet Rusinë në këtë luftë të tmerrshme kundër Ukrainës

RTV21: Dhe më lejoni t’ju pyes z. Joseph, a hapin këto tensione të fundit në veri një derë të gjerë për një asociacion me pushtet ekzekutiv, me Serbinë që insiston të mbrojë serbët në Kosovë, pas gjithë kësaj çfarë ndodhi?

Joseph: Po ju them vetë fakti që ju bëni këtë pyetje, si një gazetar i respektuar në Kosovë, sugjeron se sa serioze dhe çfarë gabimi ishte të mos dëgjohej SHBA. Fakti që ju e bëni këtë pyetje, edhe atëherë duhet të mendoni se po shqyrtoni një mundësi të tillë, vetëm tregon se ky ishte një gabim i tmerrshëm. Kryeministri Kurti nuk duhej ta bëne këtë. Ai duhej të qëndronte dhe të koordinohej me shumë kujdes me KFOR-in dhe SHBA-në. Por nëse pyetni mendimin tim për përgjigjen, nuk besoj se rezultatet e kësaj do të jenë një Asociacion me pushtet ekzekutiv. Nuk besoj këtë. Sepse besoj se SHBA-ja dha premtimin e saj, përkushtimin e saj të vendosur. Kishte një artikull të shkruar në Koha Ditore, të shkruar nga Derek Chollet dhe Gabriel Escobar. Ata e bënë të qartë se cilat do të jenë kufizimet e kompetencave të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe unë besoj se SHBA do ta mbajë premtimin. Ajo duhet të mbajë premtimin e saj, pavarësisht se çfarë është. Por pyetja juaj sugjeron që Beogradi do të përpiqet ta shfrytëzojë këtë dhe të përpiqet të thotë, oh, shikoni, ne e dimë se kemi nevojë për më shumë. Dhe kjo është arsyeja pse unë shkrova në rrjetin tim në Tëitter të shtunën në Edëard Joseph, të cilën kushdo mund ta lexojë, është shpërndarë gjerësisht, është se kjo e bën më të vështirë arritjen e saj. Dhe e di që nuk janë vendime të lehta, por shpresoj se kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani do të shikojnë interesat strategjike të Kosovës. Shume e rendesishme. Mos shikoni asnjë kalkulim politik, shikoni interesat strategjike të Kosovës. Dhe interesat qëndrojnë në përafrimin e ngushtë dhe me kujdes me Shtetet e Bashkuara që shprehin shqetësimet e Kosovës. Kosova ka të drejtë të shprehë shqetësimet e saj se si po zbatohet kjo marrëveshje e Ohrit, ka çdo të drejtë. Kosova dhe kryeministri Kurti kanë të drejtë të kërkojnë dhe insistojnë në një sekuencë shumë të kujdesshme të zbatimit ku Kosova i përmbush obligimet dhe Serbia gjithashtu i përmbush obligimet dhe BE-ja i përmbush obligimet e veta. Dhe për mendimin tim, siç e kam shkruar, ju duhet ta regjistroni këtë marrëveshje të rëndësishme me Kombet e Bashkuara dhe të ndërmerrni atë hap dhe t’i tregoni Serbisë se ky është në fakt një dokument shumë serioz dhe i regjistruar në Kombet e Bashkuara, dhe e bën këtë, në fakt, një karakter juridikisht detyrues. Pra, kjo është ajo. Por në fund nuk besoj se do të ketë një Asociacion me pushtet ekzekutiv. Kjo sigurisht që do të përsëriste gabimin e Bosnje-Hercegovinës dhe Republikës serbe dhe ne e shohim katastrofën çdo ditë me Milorad Dodik./21Media

Back to top button