SHBA thotë se “ka ardhur koha” që Suedia të anëtarësohet në NATO

Sipas sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Turqia duhet të heqë dorë nga kundërshtimet e saj ndaj anëtarësimit të Suedisë në NATO. Ai shtoi se administrata e Bidenit gjithashtu beson se Turqisë duhet t’i sigurohen avionë luftarakë F-16 “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Blinken gjithashtu tha se administrata nuk i konsideron dy çështjet si të lidhura me njëra-tjetrën, por pranoi se disa ligjvënës amerikanë e shohin ashtu. Blinken këmbënguli se qështja e dërgimit të avionëve dhe anëtarësimi i Suedisë, janë qështje krejtësisht të kundërta.
Ai theksoi se përmbushja e të dyjave do të forconte në mënyrë dramatike sigurinë evropiane. Ai nuk pranoi të parashikonte se kur Turqia dhe Hungaria, i vetmi anëtar tjetër i NATO-s që nuk e ka ratifikuar ende anëtarësimin e Suedisë, do të jepnin miratimin e tyre. I sapo dalë nga një fitore e fortë e rizgjedhjeve gjatë fundjavës, Erdogan mund të jetë i gatshëm të zbusë kundërshtimet e tij ndaj anëtarësimit të Suedisë. Blinken është në Suedi për të marrë pjesë në një takim të Këshillit të Tregtisë dhe Teknologjisë SHBA-BE dhe do të udhëtojë në Oslo të Norvegjisë të mërkurën për një mbledhje të ministrave të Jashtëm të NATO-s, përpara se të shkojë në Finlandë, anëtaren e sapo pranuar të aleancës, të premten.