Republikani Francis Suarez shpall kandidaturën për president të SHBA-së

Kryebashkiaku i Miamit, Francis Suarez, njoftoi zyrtarisht se do të kandidojë për president të SHBA-së në zgjedhjet e vitit 2024.

“Unë do të kandidojë për president”, tha Suarez në një video të postuar në internet.

“Unë do të kandidojë për fëmijët tuaj dhe të mitë. Le t’u japim atyre të ardhmen që meritojnë. Është koha t’i marrim gjërat në duart tona. Është koha për të nisur gjërat.Gjithçka që Uashingtoni dëshiron të bëjë është të luftojë me njëri-tjetrin në vend që të luftojë për njerëzit që i kanë vënë në detyrë”, deklaroi tutje republikani.

Suarez do ta ketë përballë Donald Trumpin dhe disa të tjerë në garën e republikanëve për kandidim. /21Media

Back to top button