Lajçak: Duhen hapa të menjëhershëm për shtenisonim të situatës në veri

Situata në veri të Kosovës ishte temë bosht e takimeve të Emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në kuadër të Forumit të Prespës.
Në një postim në Facebook Lajçak ka thënë se gjatë vizitës së tij në selinë e NATO-s, është takuar edhe me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mircea Geoana për të diskutuar situatën në veri të Kosovës.
“Të dy ramë dakord se duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm për de-përshkallëzimin e situatës. Më tej e theksova këtë pikë teksa iu drejtova ambasadorëve të NATO-s dhe BE-së”, ka thënë ai në një postim në Facebook.
Tutje Lajçak ka shtuar se do të shkojë në Washington DC me ftesë të partnerëve të tij amerikanë./21Media