Kaloni te përmbajtja kryesore

Prindi në Istog kanos arsimtarët, pasi djali nuk merr nota të mira

Një prind ka kanosur stafin e shkollës së mesme të ulët “Bajram Curri” në Istog, pasi djali i tij nuk ishte vlerësuar me nota të mira.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në shenjë pakënaqësie me suksesin në mësime të djalit të tij kishte kanosur stafin e shkollës”, thuhet në raportin 24-orësh të policsë.

Kanosja ndodhi paraditen e së mërkurës, njofton rtv21.tv.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas arrestimit është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button