Paga minimale 264 euro, Kurti: Do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë

(Lajm i përditësuar)


Kryeministri i vendit Albin Kurti, bëri të ditur se me miratimin në lexim të dytë në Kuvend është berë rritja e pagës minimale.

Kurti theksoi se me këtë është përmbushur edhe një tjetër zotim i kësaj qeverie.

Tutje ai tha se për punëtorët nën 35-vjeç rritje e pagës minimale për 103%, ndërsa për punëtorët deri në 65 vjeç rritje për 55%. Po ashtu hiqet tatimi në të ardhurat personale për pagat deri në nivelin e pagës minimale.

“Nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë, ndërsa nga heqja e shkallës së parë tatimore do të përfitojnë të gjithë punëtorët. Punëtorëve po ua sigurojmë pragun e të hyrave që u mundëson jetë të dinjitetshme. Falënderoj të gjithë deputetët që votuan këtë ligj”, ka shkrua kryeministri.


Miratohet Ligji për pagën minimale

Me 60 vota për e një abstenim është miratuar Ligji për pagën minimale. Ky ligj parasheh që paga minimale të bëhet 264 euro. Në votim nuk është mbështetur asnjë amendament.

Për këtë ligj votuan vetëm deputetët e mazhorancës, ku 60 prej tyre votuan pro, kurse një deputet abstenoi.

Të pranishme për këtë ligj nuk ishin deputetët e partive opozitare, të cilët pas zhvillimeve të sotme në Kuvend lëshuan sallën plenare.

Për të hyrë në fuqi, projektligji pas miratimit në Kuvend duhet të nënshkruhet nga presidentja e vendit.

Paga minimale në Kosovë sillet nga 130 deri në 170 euro.


Kuvendi miratoi Projektligjin për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Pro miratimin të këtij projektligji votuan 61 deputetë nga mazhoranca, derisa dritë e gjelbër iu dha edhe disa amendamenteve të këtij projektligji.

Në momentin e votimit të projektligjin nuk ishin të pranishëm deputetët e partive opozitare.

Krahas kësaj, deputetët e mazhorancës miratuan në lexim të dytë edhe Projektligjin për procedurën përmbarimore dhe disa projektligje të tjera.

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button