Arrestohen dy të dyshuar për rastin vrasje në tentativë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për rastin “Vrasje në tentativë”. Të arrestuar janë V.S, 27 vjeçar dhe A.Z, 22 vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:30, në lagjen “Përroi i njelmët” në Prishtinë , me ç’ rast, viktimat kishin pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë që dyshohet të jetë përdorur nga të dyshuarit e përfshirë në rast.
Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet hetimore të policisë, janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit;
Policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Vrasje në tentativë” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të arrestuarit janë dërguar në mbajtje 48 orësh./21Media