Nuk shkoi në Tiranë, Kurti në Greqi takohet me ish-kryeministrin Papandreou

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një bashkëbisedim me ish-kryeministrin grek, George Papandreou, në kuadër të edicionit të 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që po mbahet në Greqi.

Ndërkohë që po merr pjesë në këtë organizim, mospjesëmarrja e Kurtit në takimin informal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor sot në Tiranë është komentuar shumë.

Kurti e falënderoi Papandreou për organizimin e këtij simpoziumi në të cilin marrin pjesë politikanë e diplomatë progresistë, akademikë e ekspertë të shquar.

“Në pyetjet e ish- kryeministrit grek, ai njoftoi audiencën me punën e institucioneve në Kosovë, me theks për përparimin demokratik, ekonomik, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, të drejtat e njeriut dhe të pakicave, politikat sociale dhe pluralizmin politik”, thuhet në komunikatën e kryeminsitrisë.

Gjatë bashkëbisedimit, po ashtu u diskutua edhe për raportet midis shteteve në Ballkan, integrimin evropian dhe marrëveshjen bazike me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve. Ky bashkëbisedim i parapriu dy paneleve diskutuese për Ballkanin, në njërin prej të cilit mori pjesë emisari e ndërmjetësi evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak. /21Media

Back to top button