Serbia i dërgon notë proteste ambasadorit turk për dronët

Sekretari shtetëror i Mbrotjes i Serbisë, Nemanja Staroviq, duke pretenduar se Turqia po i fal armatim Kosovës, si dronë, sistemi anti-tank, e mortaja, bëri të ditur se lidhur me këtë i kanë dërguar notë proteste ambasadorit turk.
Sipas këtij zyrtari të lartë për mbrojtje, armatimet që po i jep Turqia Kosovës nuk i lejohen FSK-së t’i posedojë.
Sekretari i Mbrojtjes i Serbisë thotë gjithashtu se buxheti i ndarë për ushtrinë e Kosovës nuk mund të përballojë blerjen e dronëve turq, prandaj thotë se janë të sigurt se bëhet fjalë për donacion.