Sveçla viziton policët në veri: Vendosmëria e tyre përbën një nga garancitë e Republikës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar policët në veri të vendit.

Sveçla ka publikuar edhe pamje nga kjo vizitë, në llogarinë e tij në Facebook, ku , ka thënë se vendosmëria e tyre përbën një nga garancitë e Republikës.

“Vizitova zyrtarët e Policisë së Kosovës në veri të Republikës së Kosovës. I falwnderuam për punën, përkushtimin dhe korrektësinë. Vendosmëria e trupës së policisë përbën një nga garancitë e Republikës. Ne e synojmë bashkarisht Kosovën si shembull të demokracisë, ku rendi e ligji i vendos qytetarët në liri e barabazi pa dallim. Policia është e Republikës sepse të gjithë qytetarët janë të Republikës.
Vendosmëria e zyrtarëve policorë na e shtoi edhe më shumë bindjen dhe energjinë për projektin tonë të shtetimit. Policia sot është institucioni më i denjë i këtij projekti. Vazhdojmë!”, ka shkruar Sveçla./21Media

Back to top button