Nesër mbahet turneu ”Fadil Vokrri”, marrin pjesë veteranët e futbollit

Nën patronatin e FFK-së, Liga e Veteranëve së bashku me tifo-grupin “Dardanët” organizojnë turneun tashmë tradicional për ditëlindjen e Legjendës, Fadil Vokrri.

Përveç familjarëve të të ndjerit dhe miqve të tij, të ftuar në këtë aktivitet janë të gjithë ata që duan ta nderojnë figurën ikonike të Vokrrit.

Turneu zhvillohet të dielën (23/07/2023) në Kampin Nacional në Hajvali, nga ora 18:00.

Marrin pjesë veteranët e Kombëtares së Kosovës, veteranët e Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, veteranët e KF Llapi dhe veteranët e KF Prishtina./21Media

Back to top button