Shefi i OSBE-së për rastin e Klan Kosovës: Besojmë që KPM do të mbrojë lirinë e medias

(Lajm i përditësuar)
Shefi i OSBE-së për rastin e Klan Kosovës: Besojmë që KPM do të mbrojë lirinë e medias
Kreu i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar pas vendimit të MINT, për ta refuzuar ankesën e Klan Kosovës për tërheqje të licencës së biznesit.
Ai ka thënë se një vendim i tillë e thellon shqetësimin e OSBE-së.
Davenport ka shprehur besimin e tij se KPM në diskutimet e tij do të respektojë përgjegjësinë për të mbrojtur lirinë dhe pluralizmin e medias në Kosovë.
Reagon presidentja Osmani: Të sqarohen dilemat ligjore në rastin e Klan Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani reagoi pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që ka refuzuar ankesën e Klan Kosovës lidhur me pezullimin e certifikatës së biznesit të këtij televizioni.
Osmani tha se liria e mediave nuk është privilegj, por një e drejtë themelore që mbështet funksionimin e një shoqërie demokratike.
“Është detyrë e secilit në shoqërinë tonë që ta vlerësojmë lirinë e mediave, ta mbrojmë atë dhe të krijojmë kushte për të, në përputhje me kornizat e përcaktuara me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës sonë. Respektimi i Kushtetutës dhe i ligjeve janë thelbësore për ruajtjen e rendit, drejtësisë dhe kohezionit social”, tha Osmani.
Sipas saj, promovimi i lirisë së medias brenda kufijve të ligjit, sikurse edhe mbështetja ligjore e fjalës së lirë dhe të drejtës për informim janë parime bazike të shoqërisë sonë, të cilat burojnë edhe nga akti më i lartë juridik i shtetit tonë.
“Çdo dilemë ligjore rreth rastit të licencës së mediumit Klan Kosova, duhet të sqarohet deri në fund nga instancat përkatëse të sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës”, u tha më tej.
Presidentja e Republikës pret që kjo të bëhet duke zbatuar ligjin, pa ndërhyrje, bazuar në parimet e paanshmërisë dhe integritetit.
QUINT dhe BE-ja të shqetësuar me vendimin e MINT për Klan Kosovën
Ambasadorët e QUINT-it dhe Zyra e Bashkimit Evropian përmes një komunikate të përbashkët kanë reaguar ndaj vendimit të Ministrisë së Tregtisë për pezullimin e licencës së televizionit Klan Kosova.
Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe Bashkimi Evropian në Kosovë kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë për vendimin e sotëm të Ministrisë ku konfrimohet pezullimi i licencës së Klan Kosova.
Ne reagim thuhet se një vendim i tillë është jopropocional e që do të ketë pasoja në plurlalizmin mediati në Kosovë. QUINT potencon se heqja e licencës së çdo media është hap i rëndësishëm që kërkon shqyrtim rigoroz.
“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar se heqja e licencës së biznesit të Klan Kosovës është një vendim joproporcional që do të ketë pasoja në pluralitetin mediatik në Kosovë. Revokimi i licencës së çdo media është një hap i rëndësishëm që kërkon shqyrtim rigoroz. Liria e shprehjes dhe e informimit janë tipare thelbësore të shoqërive demokratike. Presim një proces të drejtë dhe transparent ligjor për zgjidhjen e situates”, thuhet në komunikatën e QUINT
Shefja e UNMIK-ut për rastin e Klan Kosovës: Goditje për mediat e pavarura
Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm Caroline Ziadeh, ka shprehur shqetësimin e saj pasi Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njoftoi se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka refuzuar ankesën e Klan Kosova lidhur me pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit.
Shefja e UNMIK-ut ka thënë se kjo është një goditje për mediat e pavarura të Kosovës.
“Kjo është një goditje e veçantë për mediat e pavarura të Kosovës, duke shkaktuar shqetësime serioze për liritë e mediave. I bëj thirrje autoriteteve që të punojnë për të gjetur një rrugë për të siguruar se mund të vazhdojnë të transmetojnë dhe të mbrojnë peizazhin mediatik të Kosovës dhe hapësirën për zëra të ndryshëm. Shtypi i lirë është një shtyllë themelore e demokracisë”, ka thënë Ziadeh.
Në lidhje me këtë vendim ka pasur edhe reagime nga politika, organizata që kujdesen për të drejtat e gazetarëve dhe të tjerë personazhe të njohur.
Molliqaj: Një Qeveri që i mbyllë mediat do errësirë dhe nënshtrim
Pas vendimit të MINT-it për Klan Kosovën, ka reaguar edhe Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj
Ai thotë se “një Qeveri që i lufton mediat është e drejtuar kundër njerëzve. Një Qeveri që i mbyllë mediat do errësirë dhe nënshtrim”.
“Qeverisja bëhet regjim teksa ndjell heshtje dhe frikë. Ata që duan të na mbyllin na shohin si idiotë që mashtrohemi nga secila propagandë. Prandaj heshtje varri”, ka shkruar Molliqaj nw Facebook.
“Nuk ka shume kohë që vetë kjo Qeveri i ka pranuar dokumentet e Serbisë me qytete të Kosovës si pjesë të saj. Tash ky qenka shkak për ta mbyllur Klan Kosovën”.
“E vërteta është diku tjetër. Qeveria po e zëvendëson shkakun e gjendjes së jashtëzakonshme. Armiku i jashtëm po zëvendësohet me armikun e brendshëm. Tash që po tërhiqet nga veriu, një armik na duhet. Sepse ndryshe, kushedi, zbresin njerëzit nga eteri e mozomakeq këtu poshtë mbreti është cullak”.
“Ky vend i ka të afërta dhe të lidhura lirinë dhe luftën. Liria nuk jepet, luftohet për të. Mësymja e Qeverisë është kërcënim me diktaturë”.
Klan Kosova: Vendimi i MINT është i papranueshëm, do të ankohemi në gjykatën kompetente
Klan Kosova e ka hedhur poshtë dhe e konsideron të padrejtë pretendimin e Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave në ARBK lidhur me dokumentet e regjistrimit të kompanisë pronare të televizionit.
Reagimi i plotë:
Klan Kosova shpreh shqetësimin për vendimin e Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve pranë Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë (MINT) për të refuzuar ankesën e Klan Kosova Sh.P.K. për pezullimin e certifikatës së biznesit, duke e parë këtë akt si një luftë të hapur frontale të Qeverisë ndaj medias së lirë.
Pavarësisht se Klan Kosova SH.P.K. ka ndërmarrë hapat e rregullimit të dokumentacionit sipas udhëzimeve të MINT për të përmirësuar çështjen teknike në regjistrim, vendimi i Komisionit është refuzues, dhe si i tillë arbitrar dhe i papranueshëm për shoqëritë demokratike dhe shtetet ligjore.
Ndaj tendencës së Qeverisë për të rrezikuar një ndër mediumet më të mëdha në vend, Klan Kosova, kanë reaguar organizatat dhe institucionet kryesore të medias dhe fjalës së lirë në vend dhe në botë, qeveritë e shteteve të Quintit dhe figura lidere të të drejtave të njeriut gjithandej, duke e cilësuar këtë si sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë në Kosovë.
Tendenca e Qeverisë për të sajuar situata të paqena me vendimin për refuzim ankese të marrë sot, si dhe me interpretimin akuzues dhe joprofesional që MINT e ka publikuar në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, tregon se qëllimi i vërtetë nuk është procedura teknike e një biznesi, por mbyllja e gojës së medias.
Klan Kosova në asnjë rrethanë nuk do ta pranojë një qasje të tillë autoritare nga institucionet e shtetit dhe çështjen do ta dërgojë në gjykatë.
Klan Kosova dëshiron t’i sigurojë të gjithë qytetarët se puna nuk do të ndalet dhe as që do të mund të ndalet.
Ne do ta vazhdojmë zejen e shenjtë të informimit të qytetarëve në mënyrë të drejtë dhe profesionale si deri më sot, edhe nesër dhe përgjithmonë, plotësisht të vetëdijshëm se nëse ne dorëzohemi, atëherë trysnia do të vazhdojë mbi mediat e tjera me synimin e instalimit të frikës në Kosovë.
Dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë ata individë, media dhe institucione, që gjatë gjithë kohës janë interesuar dhe na kanë qëndruar prapa në betejën tonë jo të lehtë për ta mbrojtur njërën nga liritë kryesore të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës – fjalën e lirë.
Jemi të bindur se jemi në rrugë të drejtë dhe në fund drejtësia do të triumfojë.
MINT refuzon ankesën e Klan Kosova, Rohde: Shumë shqetësuese
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për ta mbyllur Klan Kosovën.
“Shumë shqetësuese”, shkruan ai.
“Mbyllja e një prej medieve më të mëdha në Kosovës do të ishte një goditje e rëndë për lirinë e medieve”, ka vazhduar Rohde.
Abixhiku për rastin e Klan Kosovës: Fjala e lirë do të triumfojë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, tha se mbyllja e Klan Kosovës është sulm i një pushteti autoritar ndaj fjalës së lirë, sulm i paranojës propagandistike ndaj vet demokracisë.
“Ky pushtet do krizë. Ky pushtet do frikë. Në këtë betejë, të paprecedentë, nuk është vetëm një televizion. Janë të gjitha mediat, gazetarët e promovuesit e fjalës së lirë. Jemi të gjithë, individualisht e kolektivisht. Prandaj dhe në këtë përballje do të jemi bashkë të gjithë. Fjala e lirë do të triumfojë. Urdhrat e PolitByrosë nuk e mundin dot demokracinë kosovare. Shoqëria kosovare ka triumfuar dhe në përballje më të rënda. Do ta kapërcejë dhe këtë. Ftoj organet e drejtësisë, gjykatat e Republikës, të bëjnë detyrën e vet. Të mbrojnë vet demokracinë. Urdhërdhënësit e PolitByrosë dhe ekzekutuesit e këtyre urdhrave brenda institucioneve të shtetit, do të mbahen përgjegjës para ligjit herët apo vonë. Pushtetet janë të përkohshme, shteti mbetet i përhershëm”, shkroi Abdixhiku.
Haradinaj, Kurtit: Hiq dorë nga vendimi i çmendur, lëri mediat ta kryejnë punën e tyre
Krasniqi: Mos e mbyllni Klan Kosovën. Diktatura nuk kalon!
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi e ka cilësuar si të paparnueshëm e të rrezikshëm vendimin e Qeverisë për t’i marrë licensën Klan Kosovës.
Ai ka thënë se sot të gjithë janë bashkuar kundër këtij vendimi.
“Vendimi i Qeverisë për ta mbyllur Klan Kosovën, duke i marrë çertifikatën e biznesit, është i papranueshëm, i rrezikshëm, i paligjshëm dhe kundër secilës vlerë demokratike, mbi të cilat është ngritur shteti ynë. Kjo Qeveri e ka humbur rrugën! Nga panika, çdo ditë e më shumë po zhytet në llumin e vendimeve ta padinjitetshme dhe me tendenca diktatoriale. Prandaj, sot, jemi të gjithë të bashkuar kundër këtij vendimi autoritar dhe në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe medias së lirë. Mos e mbyllni Klan Kosovën. Diktatura nuk kalon!”, ka thënë Krasniqi
Reagon AGK për rastin e Klan Kosovës: Goditja më e rëndë që i bëhet lirisë së medies në Kosovë që prej kohës së luftës
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar lidhur me vendimin e për të ia hequr përfundimisht licensën Klan Kosovës. AGK në reagimin e saj thotë se është alamruar me këtë vendim.
“Me këtë vendim, ministrja Rozeta Hajdari e cila është pjesë e Qeverisë Kurti ka finalizuar të gjitha veprimet administrative të nevojshme për të mbyllur televizionin Klan Kosova. Ndonëse vendimi mund të apelohet në gjykatë, ky vendim duhet të kuptohet si vendim i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Kurti për të mbyllur një medium për herë të parë që nga përfundimi i luftës në Kosovë.”, thuhet në reagim.
Sipas AGK-së ky proces që nga fillimi ka qenë i motivuar politikisht nga partia në pushtet dhe Qeveria e Kryeministrit Kurti, në përpjekje për të mbyllur televizionin më të madh privat në vend.” Vendimi i sotëm i ministrisë së udhëhequr nga ministrja Hajdari konfirmon luftën e hapur dhe të paprecedent të kësaj qeverie, kundër medieve, si paralajmërim që edhe të tjera medie do të jenë cak i sulmeve. , vijon reagimi
Më tej AGK-ja, e inkurajon Klan Kosovën që ta vazhdojë betejën në gjykatë dhe shprehë besimin që gjykata nuk do të lejojë mbylljen e një mediumi në Kosovë.
“Vendimi i sotëm politik i Qeverisë Kurti është goditja më e rëndë që i bëhet lirisë së medies në Kosovë që prej kohës së luftës.” përfundon reagimi i AGK-së.
Rasti Klan Kosova, Sekretari i EFJ-së: Ditët e zeza të censurës shtetërore tashmë janë mbi Kosovën
Lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të ia hequr përfundimisht licensën Klan Kosovës ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez. Ai ka thënë se ditët më të zeza të censurës shtetërore tashmë janë mbi Kosovën.
“Qeveria ia doli më në fund që të mbyll Klan Kosovën”, ka shkruar Gutierrez.
Sipas tij Qeveria Kurti po e zhyt vendin në iliberalizmin më konservator me përbuzjen më të madhe për vlerat e Bashkimit Evropian.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka refuzuar ankesën e “KlanKosovës” për vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit për këtë television.Sipas njoftimit se tash pala ankuese mund të parashtrojë padi në gjykatë, pasi rasti është mbyllur brenda Ministrisë
Çitaku: Qeveria e Albin Kurtit ka marrë vendim që ta mbyllë Klan Kosovën
Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku ka reaguar pas vendimit të ARBK-së për refuzimin e ankesës së pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.
Sipas saj Qeveria e Albin Kurtit ka marrë vendim që ta mbyllë Klan Kosovën. Ajo po ashtu tha se me “këte vendim po sulmohet idea e lirisë së fjalës.
“Qeveria e Albin Kurtit paska marrë vendim që ta mbyllë Klan Kosovën. Duke ia marrë çertifikatën e biznesit pamundësohet operimi i njërit prej mediumeve më të mëdha e më të rëndësishme në vendin tonë. Sot, idea e lirisë së fjalës dhe mendimit po sulmohet brutalisht. Kjo më nuk është dhe nuk duhet të jetë betejë e vetëm një mediumi. Kjo është betejë e shoqërisë. E kjo shoqëri as nuk nënshtrohet e as nuk frikësohet. Të frikësuar e në panikë janë vetëm ata në qeveri.”, ka shkruar Çitaku.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka refuzuar ankesën e “KlanKosovës” për vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit për këtë television.Sipas njoftimit se tash pala ankuese mund të parashtrojë padi në gjykatë, pasi rasti është mbyllur brenda Ministrisë.
MINT refuzon ankesën e “KlanKosovës”
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka refuzuar ankesën e “KlanKosovës” për vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit për këtë television.Sipas njoftimit se tash pala ankuese mund të parashtrojë padi në gjykatë, pasi rasti është mbyllur brenda Ministrisë.
Më tej thuhet se vendimi i Komisionit konstaton se ARBK-ja, në shkallën e parë, ka vendosur në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës sh.p.k”, thuhet në njoftim.
“Arsyetimi i ARBK-së për pezullimin e certifikatës ka qenë se, në dokumentet e regjistrimit të kompanisë pronare të biznesit në fjalë, ‘KGO Media Invest DOOEL’, komunat e Republikës së Kosovës paraqiten si qytete të Serbisë, gjë që përbën shkelje të Kushtetutës sonë. Vetë fakti që përfaqësuesit e Klan Kosovës sh.p.k., pas kaq shumë vitesh, kanë nisur hapa për korrigjim, vërteton se biznesi në fjalë e kishte kryer shkeljen e konstatuar nga ARBK-ja dhe se vendimi për pezullimin e certifikatës së biznesit ishte marrë me të drejtë”, thuhet në njoftim të MINT-it.
“Vendimi i Komisionit konstaton se, në dokumentet zyrtare për ‘pronarët e vërtetë të subjektit’ KGO Media Invest DOOEL, shtetësia e pronarit të këtij subjekti identifikohet si ‘Kosovo’, ndërsa shteti i vet ende si ‘Serbia’, duke e paraqitur përsëri Kosovën si pjesë të Serbisë”, thuhet në reagim. “Ky konstatim i Komisionit ngre edhe një herë pyetjen, cila është arsyeja e vërtetë pse Klan Kosova sh.p.k. po insiston ta paraqesë Kosovën si pjesë të Serbisë?”
MINT-i po ashtu ka rikujtuar se tashmë ka dorëzuar kallëzim penal ndaj “KlanKosovës” dhe pronarëve të saj./21Media