AGK thërret protestë për të hënën me moton “Demokracia vdes në errësirë”

Të hënën më 31 korrik Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se me mbështetjen e medieve dhe organizatave të shoqërisë civile do të mbajë protestë në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Sipas njoftimit për media, protesta me moton “Demokracia vdes në errësirë”, do të fillojë në ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”./21Media