Grabitet një market nga tre persona, hynë me pushkë e me çekan 

Një grabitje e armatosur është kryer mbrëmë në një market në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, ku tre persona, njëri nga ta me një armë AK/47 dhe tjetri me një çekan, kanë grabitur nga arka para të gatshme dhe një sasi të cigareve.

Të dyshuarit më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, ku kanë trajtuar stafin e marketit, të cilët ishin të shqetësuar .

Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /21Media

Back to top button