Tentim vrasje në Podujevë, një person sulmohet me armë teksa ishte duke vozitur

Është raportuar për një vrasje në tentativë që ka ndodhur të martën në Podujevë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovë thuhet se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ka qenë në lëvizje me veturën e tij, nga i/të dyshuar deri më tani të panjohur është gjuajtur me armë në drejtim të veturës së tij.
Në vendin e ngjarjes nga njësitë policore janë gjetur katër gëzhoja te cilat janë konfiskuar si dhe kanë vërejtur se vetura e ankuesit ishte goditur me dy predha.
Vetura është sekuestruar për ekzaminim te mëtutjeshëm. /21Media