Kosova e gatshme ta ndihmojë Slloveninë pas dëmeve nga përmbytjet

Kosova është e gatshëm ta ndihmojë Slloveninë pas viktimave e dëmeve të mëdha që janë shkaktuar nga përmbytjet.
Kështu bëri të ditur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Twitter, ku ka treguar se i ka shprehur ngushëllime homologes së saj sllovene, Natasha Musar.
“Ngushëllime te sinqerta presidentes Musar dhe popullit të Sllovenisë për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet vdekjeprurëse të dheut. Kosova është e gatshme të ndihmojë miqtë dhe aleatët tanë sllovenë për të kapërcyer këto kohë zemërthyese”, ka shkruar ajo në Twitter.
Osmani mori falënderime nga Musari.
Për ditën e dytë me radhë, Sllovenia është përfshirë nga një stuhi e madhe shiu e cila la disa viktime e shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale./21Media