U caktohet masa e paraburgimit dy serbëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve dy serbëve të arrestuar nën dyshimin se kanë kryer krime lufte në Kosovë.
Të dyshuarit janë paraqitur në Gjykatën Themelore të Prishtinës të dielën, ndërsa i është caktuar masa e paraburgimit, raporton “Kossev”.
“I dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë në vitin 1998-1999 ka pasur pozitën e komandantit të Nën Stacionit Policor në fshatin Rakosh të Komunës Istogut. I njëjti është sjell në zyrat e DHKL-së ku pritet të intervistohet në cilësi të dyshuarit në prezencë të avokatit mbrojtës”, thuhet në njoftim të Policisë.