FBI-ja vret një burrë që kërcënoi presidentin Joe Biden, gjatë përpjekjes për ta arrestuar

Agjentët specialë të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) sot vranë një burrë që dyshohet se kërcënoi presidentin Joe Biden dhe zyrtarë të tjerë, përpara udhëtimit të Biden në Utah.
Ngjarja ndodhi në Provo, Utah, pas një përpjekjeje për ta arrestuar burrin, raporton CNN, përcjell rtv21.tv.
Sipas ankesës për krime të paraqitur në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së në Utah, Craig Robertson kërcënoi “për t’i marrë jetën dhe për t’i shkaktuar dëme trupore presidentit të Shteteve të Bashkuara”. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?