Rifillon procesi i aplikimit për njohje të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës

Ka rifilluar procesi i aplikimit për njohje të statutit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.
Kjo u bë e ditur nga Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë.
Kjo është bërë pasi presidentja Vjosa Osmani ka dekretuar Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre.
Ky Ligj është miratuar në Kuvend muajin e kaluar.
“Afati për të parashtruar kërkesën për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës, për realizimin e të drejtave në pensione dhe benificione të përcaktuara sipas këtij ligji për viktima të dhunës seksuale gjatë luftës është deri më 15 maj 2025”, thuhet në komunikatën e Komisionit.