Hovenier mirëpret në Kosovë Këshilltaren për Çështje Publike, Jennifer Lawson

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka mirëpritur në Kosovë, Këshilltaren për Çështje Publike, Jennifer Lawson.
Ai tha se pret me padurim udhëheqjen e Jennifeit të iniciativave të diplomacisë publike.
“Ju lutemi bashkohuni me mua për të mirëpritur në Kosovë Këshilltaren për Çështje Publike, Jennifer Lawson! Pres me padurim udhëheqjen e Jenniferit të iniciativave tona të diplomacisë publike. Unë jam i sigurt se do ta shihni teksa ekipi ynë vazhdon të thellojë partneritetin e fortë me popullin kosovar”, ka shkruar ai në “X”./21Media
Please join me in welcoming Counselor for Public Affairs Jennifer Lawson to Kosovo! I look forward to Jennifer’s leadership of our public diplomacy initiatives. I’m sure you’ll see her out and about as our team continues to deepen our strong partnership with the Kosovan people. pic.twitter.com/duiKVzbbEc
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) August 28, 2023