I mituri e ther me thikë shokun e tij

Është arrestuar një i mitur nën dyshimin se duke luajtur, pa dasheje e ka therrur me thikë shokun e tij.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës në Gjakovë.
Sipas policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur derisa ata ishin duke luajtur.
“Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, thika e cila dyshohet se është përdorur është sekuestruar. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt./21Media