Sulmuesi i policisë po trajtohet në QKUK

Një nga personat që mori pjesë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës, po trajtohet në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe pritet të futet në sallën e operacionit.
Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës Naser Syla, teksa ka shtuar se ai është i vetmi person i dërguar në QKUK për trajtim, derisa ka shtuar se pas ndërhyrjes kirurgjike do të vendoset se ku do të transferohet.
Ai është transferuar nga Spitali i Mitrovicës në atë të Prishtinës.