Në nderim të policit të vrarë në veri ndizen qirinj në Prishtinë

Në nderim të policit të vrarë sot në krye të detyrës, Afrim Bunjaku, qytetarët kanë ndezur qirinj para Stacionit Policor në qendër të Prishtinës.
Qirinj kanë ndezur edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci.
Afrim Bunjaku është polici i vrarë të dielën në veri, nga një grup terroristësh serb, përderisa dy të tjerë janë lënduar në fshatin Banjskë të Zveçanit./21Media