Ngjarjet e ditës: 25 shtator 2023

09:30
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Qasje Universale në Informacion, organizon aktivitetet e Javës së Informimit me moton “Bashkë ta forcojmë transparencën”.
10:00
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizon ceremoninë e lansimit të pakos së moduleve për mbrojtjen e fëmijëve. Merr pjesë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
10:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione e shqyrton peticionin e Sindikatës sё Policisë sё Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N204)
11:00
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, C 301)
11:00
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës mban tryezën për shënimin e Ditës Botërore të Turizmit.
11:00
Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje miraton planin e veprimit të Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, N303)
11:00
Kolegji “Pjetër Budi”, organizon Konferencën Finale “Rritja e kapaciteteve të të diplomuarve për transferim të lehtë në tregun e punës në fushën e industrisë së Doganave dhe Shpedicionit”, në kuadër të projektit të financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.