Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdiq një person në një aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë- Ferizaj të marten rreth orë 13:15.

Lajmi  për portalin rtv21.tv është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira një kamion dhe një veturë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një person e cila nuk ka arrit të përballojnë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Ajo më tej ka shtuar se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button