Dortmund-Milan, formacionet zyrtare

Me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Signal Iduna Park” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Borussia Dortmundit dhe Milanit.
Përballja e sotme i takon xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, ku në raundin e parë Dortmundi u mposht 2:0 nga Paris Saint-Germain, kurse Milani barazoi 0:0 me Newcastle.
Momentalisht, Milani renditet i treti në Grupin F me një pikë të arkëtuar, krahas Dortmundit që zë vendin e fundit me asnjë pikë.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin korrik të vitit 2017, ku asokohe Dortmundi e mposhti Milanin 3:1.
Ja formacionet zyrtare:
Borussia Dortmund: Kobel; Ryerson, Hummels, Schlotterback, Bensebaini; Ozcan, Nmecha; Brandt, Reus, Malen; Fullkrug
Milan; Maignan, Calabria, Thiaw, Tomori, Hernandez; Musah, Reijnders, Pobega; Pulisic, Giroud, Leao.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?