Osmani në Granada kërkon garanci sigurie për Kosovën: Serbisë t’i jepet mësim

(Lajm i përditësuar)
Osmani në Granada kërkon garanci sigurie për Kosovën: Serbisë t’i jepet mësim
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se Kosovës i nevojiten garanci sigurie për ta parandaluar agresionin e radhës nga Serbia.
Osmani këto deklarata i bëri në një konferencë për media pas samitit në Granada të Spanjës.
“ Kosova ka nevojë për garanci sigurie. Ne kemi nevojë për mbështetjen e partnerëve tanë për të mbështetur kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që ata të mos mund të kontrabandojnë më armë siç kanë bërë në të kaluarën”.
“Ne kemi nevojë që Vuçiqi ta mësojë mësimin. Nëse nuk ka masa dhe sanksione të ashpra ndaj Serbisë për organizimin e këtij akti agresioni, fatkeqësisht kjo do t’i inkurajojë ata ta bëjnë këtë përsëri dhe përsëri”, tha Osmani.
Paraprakisht presidentja deklaroi se qëllimi i pjesëmarrjes së saj në këtë samitë ishte për të infromuar partenrët për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës .
“Kam pasur rastin gjatë këtyre takimeve t’i informoj në detaje për agresionin e fundit të Serbisë kundër Kosovës. Siç e dini, më 24 shtator Serbia ka kryer një akt agresioni përmes grupeve terroriste kundër Kosovës”, tha Osmani
Presidentja Osmani në pritjen e Kryeministrit spanjoll
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u prit në Spanjë nga kryeministri i këtij vendi, Pedro Sanchez.
Spanja është një ndër vendet që nuk e ka njohur Kosovën si shtet, megjithatë liderë të shumtë botërorë janë mbledhur në Granada.
Aty është paralajmëruar se do të diskutohet edhe për situatën në veri të Kosovës.
Osmani jep detaje për takimin me Sholz dhe Mitsotakis
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dha detaje për takimet që zbvilloi me kancelarin gjerman Olaf Sholz kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, përcjell portali rtv21.tv
Ajo në platformën X tha se se Sholzit dhe Mitsotakis iu tregoi për agresionin e Serbisë kundër Kosovës.
Ajo shtoi se ka theksuar rendësinë për të mbajtur përgjegjëse Serbinë për sulmin e 24 shtatorit.
”Informova @Bundeskanzler Scholz dhe @PrimeministerGR Mitsotakis për sulmin terrorist dhe aktin e agresionit të Serbisë kundër Kosovës. Theksova domosdoshmërinë për të mbajtur Serbinë përgjegjëse për përpjekjet e saj për të destabilizuar vendin tonë dhe të gjithë rajonin“, shkroi Osmani.
I informed @Bundeskanzler Scholz and @PrimeministerGR Mitsotakis on Serbia’s terrorist attack and act of aggression against Kosovo.
Stressed the necessity to hold Serbia accountable for its efforts to destabilize our country and the entire region. pic.twitter.com/Oyse3SyOo3
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 5, 2023
Osmani takohet me kryeministrin britanik: Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për agresionin kundër Kosovës
Në kuadër të Forumit të Komunitetit Evropian që është organizuar në Granada të Spanjës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi takim edhe me kryeministrin britanik Rishi Sunak me të cilin diskutoi për situatën në Kosovë pas sulmit në veri.
Osmani tha se falënderoi Sunak për atë për forcat shtesë që Britania e madhe po dërgon në Kosovë në kuadër të KFOR-it, derisa kërkoi që Serbia të mbahet përgjegjëe për agresionin ndaj Kosovës
“Ne jemi mirënjohës që forcat e Mbretërisë së Bashkuar po na ndihmojnë të mbajmë kufirin tonë të sigurt në mënyrë që të parandalojmë akte të mëtejshme agresioni. Serbia duhet të mbahet përgjegjëse”, ka thënë Osmani.
I appreciated the opportunity to brief PM @RishiSunak on the security situation in Kosovo following Serbia’s act of aggression.
We’re thankful that UK forces are helping us keep our border secure so that we can prevent further acts of aggression.
Serbia must be held accountable pic.twitter.com/jgnQUjBJbd
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 5, 2023
Rama: Duhet të merren masa kundër Serbisë para se të jetë vonë
“Fakti që Serbia shpalli ditë zie për anëtarët e atij grupi kriminal paramilitar që vrau policin, ishte e mjaftueshme që BE-ja të thoshte se kjo nuk është evropiane, nuk është e pranueshme dhe kjo është e ndëshkueshme. Lufta është një fjalë e madhe, por para se të jetë shumë vonë, masa duhet të ndërmerren. Ka vullnet të fortë dhe ka lëvizje brenda NATO-s që të forcojë KFOR-in në veri sepse në kufirin atje ka ndodhur gjithfarë trafikimi armësh. Shpresojmë se dialogu të rikthehet”, ka thënë ai.
Rama është shprehur i shqetësuar me situatën në veri duke e quajtur shumë të rrezikshme.
Borrell shpreh keqardhje që Turqia dhe Azerbajxhani e anashkaluan samitin evropianë
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka shprehur keqardhje që Azerbajxhani dhe Turqia vendosën të mos marrin pjesë në një samit të liderëve evropianë.
“Është turp që Azerbajxhani nuk është këtu dhe është turp që Turqia, e cila është vendi kryesor që mbështet Azerbajxhanin, nuk është as këtu” tha Borrell, pas arritjes së tij në Granda të Spanjës për samitin e Komitetit Politik Evropian.
“Prandaj, ne nuk do të jemi në gjendje të flasim këtu për diçka aq serioze sa fakti që më shumë se 100,000 njerëzve u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre me nxitim dhe duke ikur nga një akt i forcës ushtarake”, ka thënë Borrell, shkruan Al Jazeera.
Osmani: S’ka arsye për takim me Vuçiqin pa u miratuar sanksione ndaj tij
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur nga gazetarët nëse do të ketë në Granada të Spanjës takim me preisdentin e Serbisë, Aleksander Vucic.
Osmani kërkon sanksionimin e Serbisë për aktet e agresionit ndaj Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tashmë ka arritur në vendin ku do të mbahet takimi i Komunitetit Politik Evropian.
Osmani tha se do të kërkojë mbështetjen nga aleatët dhe partnerët që të sanksionojnë Serbinë për aktet e agresionit kundër Kosovës, me qëllim që të mos përsëritet një veprim i tillë. Osmani foli në prag të nisjes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Granadët ë Spanjës.
”Do të kemi mundësi të flasim me liderët evropianë. Sikundër e dini këto janë kohë shumë të vështira për gjithë kontinentin evropian, në veçanti për vendin tim, meqë së fundmi jemi përballur me një akt të agresionit nga Serbia, të kryer nga një numër i grupeve paraushtarake dhe terroriste. Jam këtu që të kërkoj mbështetje nga aleatët dhe partnerët që të sanksionojnë Serbinë, që të mos inkurajohen për t’u përfshirë dhe të kryejnë akte të tilla të agresionit kundër Kosovës dhe kundër fqinjëve të tjerë, sërish”, tha Osmani.
Agresioni në Banjskë, pjesë e agjendës së liderëve evropian në Granada
Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë temë diskutimi i liderëve të shteteve evropiane në samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC), gjatë ditës së sotme në Granada të Spanjës, ndonëse diskutimet do të jenë me dyer të mbyllura.
E para e shtetit të Kosovës pas arritjes në Granada ka treguar në platformën X, se në këtë samit do diskutojë sfidat e sigurisë së Kosovës pas aktit të agresionit të Serbisë.
”Në takime me kolegët udhëheqës, do të diskutoj sfidat e sigurisë në Kosovë pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të ritheksoj angazhimin tonë për thellimin e bashkëpunimit me aleatët për paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë”, shkroi Osmani.
Samiti i komunitetit politik evropian flitet për agresionin e Serbisë, e ftuar edhe Osmani
Samiti i tretë i komunitetit politik evropian ka mbledhur sot liderët e 47 vendeve evropiane në qytetin spanjoll të Granadës dhe një nga temat kryesore do të jetë zgjerimi i Bashkimit Evropian.
Pjesëmarrësit e takimit do të diskutojnë se si ta bëjmë Evropën më elastike, më të begatë dhe gjeostrategjikisht të rëndësishme, njoftoi Këshilli i Bashkimit Evropian.
Përveç anëtarëve të BE-së, në samit do të marrin pjesë ndër të tjera liderët e Ballkanit Perëndimor, Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia, Turqia, Armenia, Azerbajxhani.
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel u tha gazetarëve në Bruksel se zgjerimi i BE-së do të jetë ndër temat kryesore të samitit të Komunitetit Politik Evropian, si dhe samitit jozyrtar të BE-së një ditë më vonë.
Ai tha se situata aktuale në Kosovë do të diskutohet në margjinat e samitit të BE-së, duke paralajmëruar se “dhuna nuk është e pranueshme” dhe se “mosmarrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen si kusht për integrimin në BE”.
Presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Vjosa Osmani do të marrin pjesë në samitin e komunitetit politik evropian, ndërsa gazeta britanike The Guardian, duke cituar burime të paidentifikuara, shkruan se ka përpjekje për organizimin e takimit të tyre “megjithë armiqësinë politike mes dy vendet”.
Presidentja e Kosovës ka udhëtuar dje për në Spanjë. Sipas njoftimit të presidencës, me ftesë të Presidentit të Këshillit të Bashkimi Evropian, Charles Michel dhe Kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez, Osmani është nisur dje për në Granada të Spanjës, ku do ta përfaqësojë Kosovën në samitin e tretë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).
“Ky samit do të mbledhë krerë shtetesh nga 47 vende të kontinentit evropian si dhe liderët e institucioneve evropiane, me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë në mënyrë që Evropa të jetë më e qëndrueshme, e begatë dhe gjeostrategjike. Krahas pjesëmarrjes në sesionet kryesore të Komunitetit Politik Evropian, Presidentja Osmani do të zhvillojë edhe diskutime me liderë evropianë për t’i informuar lidhur me agresionin e Serbisë kundër Kosovës dhe për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit për tejkalimin e sfidave të përbashkëta. Para liderëve evropianë, Presidentja Osmani pritet të përçojë mesazhin e përkushtimit të palëkundur të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për paqe, stabilitet dhe siguri në vend dhe rajon”, thuhet në njoftim.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?