Policia e Kosovës arrestoi një person të kërkuar nga INTERPOL

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar. Personi i kërkuar nga INTERPOL-i në llogari të organeve shtetërore gjermane dyshohet se është i përfshirë në disa vepra penale.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se lidhur me këtë rast do të ndërmerren masat sipas proceduarve në raste të tilla.
“Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST Kosova, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, sot më 09.10.2023, ka arrestuar një person në kërkim. Njësia FAST-Kosova, në koordinim me zyrtarë të njësitit të antidrogës në rajonin e Pejës, kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen e më pas edhe ta arrestojnë personin e dyshuar të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar. Personi i kërkuar, i cili kërkohej nga INTERPOL-i në llogari të organeve shtetërore gjermane, dyshohet se është i përfshirë në disa vepra penale”, ka njoftuar Policia e Kosovës.