A do bashkëpunojë me Dua Lipën e Bebe Rexhën? Përgjigjet Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora do të mbajë një koncert falas në Tiranë, në orën 20:00 të së martës.
Mes të tjerash ajo u pyet nga mediat nëse do të bashkëpunonte me artistet e tjera shqiptare të njohura në botë si Dua Lipa, Bebe Rexha apo Ava Max.
Ajo tha se ndihet shumë e lumtur që të tjera artiste shqiptare po shkëlqejnë në botë duke lartësuar emrin e Shqipërisë dhe u shpreh besimplotë për një bashkëpunim kur të krijohet mundësia.
“Kur nisa në këtë industri 2011-2012 e ndieja si një lloj detyrimi apo barre dëshirën për ta bërë Shqipërinë të njohur në hartë. Tani ndihem shumë e çliruar që kam artiste të tjera në fushën time që po lartësojnë emrin e Shqipërisë në botë. Për shkak të angazhimeve të shumta nuk ka ndodhur deri tani por kam shpresë se do të ndodhë shumë shpejt”, tha këngëtarja.
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button