A do ta fitojë Will Smith çmimin e tij të parë “Oscar”?

1 min read

Aktorit Will Smith i janë rritur shpresat se do të fitojë çmimin e tij të parë “Oscar”, pasi u nominua për një çmim të Screen Actors Guild, një nga çmimet më të kryesore të Hollywood-it.

Nominimi për rolin e babait të Venus dhe Serena Williams në “King Richard” vjen disa ditë pasi ai fitoi çmimin për aktorin më të mirë të dramës në “Golden Globes”.

Por lajme më pak të mira ka për aktoren Kristen Stewart, e cila u shpërfill çuditërisht nga Screen Actors Guild.

Në një fushë të mbushur me aktorë më të mirë, performanca e yllit amerikan si Princesha e Uellsit, u anashkalua nga çmimet SAG.

Roli kryesor i Rachel Zegler në xhirimin e West Side Story të Steven Spielberg u hoq gjithashtu nga nominimet e SAG, pavarësisht nga vlerësimi i kritikëve dhe një fitore e Golden Globe në fundjavë.

Çmimet SAG, të cilat votohen nga aktorë të tjerë, shihen si një nga pararendësit kryesorë të Oscars.

Së fundmi, u bë e ditur se edicioni i 94-të i ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscars” – 2022, besohet se do të drejtohet nga aktori i njohur, Tom Holland.

“Oscars 2022” do të mbahet më 27 mars./21Media