A do të bie borë javën e ardhshme?

Javën e ardhshme parashihet të ketë mot kryesisht të vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurta me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nuk parashihen reshje të intensitetit të lartë por vetëm riga dhe fjolla të dobëta bore.
“Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet – 4 deri 8 gradë Celsius. Rigat e dobëta përshihen ditën e martë dhe të enjte, ndërsa fjollat e dobëta të borës parashihen ditën e premte. Edhe pse këto reshje të intensitetit të dobët parashihen gjatë ditëve të ardhshme, nuk do të përfshijnë gjithë territorin. Reshje të intensitetit mesatar përshihen të jenë rreth relievit malor, kryesisht në formë të dëborës”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button