A do të jap dorëheqje Elon Musk nga pozita e Shefit Ekzekutiv të Twitter-it?

Një sondazh në Twitter i krijuar nga Elon Musk, duke pyetur se a duhet të tërhiqet nga pozita e kreut të Twitter, ka përfunduar mëngjesin e së hënës.
Musk kishte thënë se do t’i përmbahej rezultateve të sondazhit, i cili filloi të dielën dhe përfundoi me 57.5% për “po”, 42.5% për “jo”.
Blerja e Twitter-it nga Musk pasoi me pushime masive nga puna, pezullimi i gazetarëve që godasin ndryshimet e politikave të rrjetit social etj.
Dy orë pas shpalljes së rezultatit, Elon Musk shkroi në Twitter: “Ata që duan pushtet janë ata që më së paku e meritojnë atë”./21Media

Back to top button