A do të jetë Abdixhiku sërish kryetar i LDK-së? Kjo është përgjigjja e Canajt

(Lajm i përditësuar)
A do të jetë Abdixhiku sërish kryetar i LDK-së? Kjo është përgjigjja e Canajt
Analisti, Blerim Canaj, në emisionin “Click” të RTV21, i pyetur se a do të jetë përsëri kryetar i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se i njëjti do të jetë, derisa shtoi se i pari i LDK-së e di që kjo mundësi nuk do të vie asnjëherë.
“Si pas gjitha gjasave po, përshkak se po mos të bëhej prap kryetar Lumir Abdixhiku ai me siguri që do të dilte paraprakisht do të thoshte “nuk hyjë në garë se nuk hynë me u korit”. L.umir Abdixhiku e dinë se nëse dëshiron me vazhdu mandatin e tij si kryetar i LDK-së, kjo shanc nuk do ti vijë asnjëherë dhe e përfundon më. Lumir Abdixhiku do ti vazhdoj bisedimet e tij për koalicionin me zotin Kurti, përshkak se ndoshta Kurti këtë po e pret që të qetësohet aty”, tha ai./21Media
Canaj për çështjen e dorëheqjes në LDK: Ka mundësi të lobimit që të mos pranohet
Analisti, Blerim Canaj, në emisionin “Click” të RTV21, për gjendjen e brenshme në LDK u shpreh se gara duket që nuk ka filluar tani. Derisa foli edhe për çështjen e dorëheqjes së kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
Canaj paralajmëroi se përmendja e dorëheqjes është shpresë për mundësi të lobimit në Kuvendin e LDK-së të shtunën.
“Kjo garë duket që nuk ka filluar tani, e mëhershme siç e kemi parë. Mendoj që është e natyrshme në çdo parti politike, në një shtet pluralist dhe pas marrjes së përgjegjësisë së liderit, gjithkush që ka jetu deri më tani në shtet demokratik e di që vie pastaj dorëheqja. Por në LDK si është përmend dorëheqja, ishte një dorëheqje, ofrim i dorëheqjes me shpresën që deri në Kuvendin e partisë ka mundësi të lobimit që të mos pranohet ajo dorëheqje dhe me gjasë edhe kështu do të ndodh”, deklaroi ai./21Media