A do të jetë Hamza bartës i listës në zgjedhjet e jashtëzakonshme, përgjigjet Çitaku

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku në emisionin “Click” të RTV21 e pyetur nëse Bedri Hamza do të ishte bartës i listës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryeminstër nga PDK, ajo tha se nuk ka pasur një diskutim deri më tani.

Ajo beson se Bedri Hamza është antipodi më i madh i Albin Kurtit.

“Nuk është një diskutim që e kemi pasur, po sigurisht që vota ime do të shkonte për Hamzën. Unë besoj që ai është antipodi më i madh i Kurtit, me qetësinë, profesionalizmin, maturinë, parashikueshmërinë që e ka”, deklaroi Çitaku. /21Media

Back to top button