A do të ketë sot tjetër takim ndërmjet Kurtit e Mustafës

VV e LDK ende pa marrëveshje

Raportohet se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pritet që të takohen sërish sot, megjithatë, zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka për portalin rtv21.tv tha se ende nuk ka informacion nëse do të takohen sot liderët Kurti e Mustafa.

Gjatë ditës së enjte ata kanë pasur një tjetër takim ku nuk është arritur ndonjë marrëveshje për koalicion.

Takimi i djeshëm ka zgjatur dy orë dhe siç mësohet vetëm është dakorduar që të vazhdojnë me bisedimet.

Sikur Kurti, ashtu edhe Mustafa dolën nga ndërtesa e Kuvendit ku është zhvilluar takimi pa u prononcuar për media.

Para takimit, Mustafa ka thënë se po mundohen ta bëjnë marrëveshjen, ndërsa Kurti u shpreh se ende nuk ka marrëveshje dhe se ajo nuk varet vetëm nga ai. /21Media

Back to top button