A do të marr pjesë AAK-ja në seancën e 22 marsit?

 

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj në ”Click” të RTV21, tha se AAK-ja do marr pjesë në seancën konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Kosovës të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

‘’Po AAK-ja do merr pjesë  në seancë është e interesuar të mos humbet kohë në konstituimin e kuvendit që nënkupton zgjedhjen e kryetarit të kuvendit kryesise se kuvendit pastaj te komisioneve te trupave punuese’’, tha Haradinaj.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, ka caktuar për datën 22 mars, e hënë, seancën konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Seanca do të mbahet në orën 10:00./21Media 

Back to top button