A do të ndryshojë çmimi i naftës ditëve në vazhdim?

Aktualisht në Kosovë një litër naftë po sillet rreth 1.58 euro për Dizell dhe 1.41 euro për Benzin.
Kështu ka bërë të ditur për portalin rtv21.tv Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani.
Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndryshimit të çmimit të naftës ditëve në vijim.
“Çfarë çmime do të kemi në ditët në vijim nuk mund të themi sepse ka lëvizje të mëdha në Berzh”, tha ai.
Lufta në Ukrainë ka ndikuar edhe në rritjen e çmimeve të produkteve të ndryshme e në rend të parë të naftës.
Javë më parë një litër naftë në kosovë ka arritur deri në 1.75. /21Media

Back to top button