A do të përjashtohen nga Championsi Reali, Barcelona dhe Juventusi?

 

Ceferin tregon se a do të përjashtohen nga Championsi Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi.

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin kritikon Juventusin, Barcelonën dhe Real Madridin për qëndrimin ndaj Superligës dhe nuk e ka përjashtuar përjashtimin e tyre.

Të tre klubet janë skuadrat e vetme të mbetura nga 12 themeluesit që nuk e kanë mohuar projektin e Superligës.

Kjo nxiti një hetim dhe komiteti disiplinor i UEFA-s do të marrë masa ku përjashtimi nga Liga e Kampionëve mund të jetë njëra prej tyre, përcjell KosovaPress.

“Komiteti ynë disiplinor është i pavarur, kështu që kur ata fillojnë të punojnë për një çështje, nuk ka asnjë marrëdhënie, asnjë informacion dhe unë nuk mund të komentoj,” tha Ceferin për “Sky Sport Italia”.

“Nuk mund të them kur ose cilat do të jenë sanksionet. Ajo që më duket vërtet e çuditshme është se ata janë publikisht ende pjesë e kësaj Superlige, duke deklaruar dëshirën për ta luajtur në atë, por më pas dërgojnë një letër ku kërkojnë të luajnë në Ligën e Kampionëve.

“Ju nuk mund të luani në Champions League dhe të jeni në Superligë po ashtu. Nuk e kuptoj se çfarë po përpiqen të bëjnë këtu. ”, tha Ceferinë.

Në deklaratën e tyre të fundit, Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona nisën dialogun për të gjetur një rrugë të përbashkët për të vazhduar tutje.

“Nuk ka dialog me ta, sepse gjithçka që ata bëjnë është të dërgojnë letër zyrtare në UEFA dhe nëntë klubet e tjera janë larguar. Ata duhet të na kishin thirrur për të organizuar një takim, por kjo nuk ndodhi. Është një qasje e çuditshme. ”

Ceferin u pyet se nëse Juventusi do të përjashtohet nga Liga e Kampionëve, a do të promovohet Napoli në vend të tyre, pasi ka përfunduar Serie A në vendin e pestë?

“Unë nuk dua të komentoj se çfarë mund të ndodhë, sepse komiteti ynë është i pavarur dhe do të marrë vendimet.”, tha në fund ai.

Back to top button