A do të përjashtohet Bashota nga gara për Klinën?

 
Gjykata e Apelit dje ia ka vërtetuar fajësinë ish kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota tash edhe kandidat për të parin e kësaj komune, për mosdeklarim të pasurisë.
Apeli e ka konsideruar të duhur dënimin me kusht dhe 1,200 euro gjobë të cilin e kishte shqiptuar Gjykata e Pejës në shkurt të këtij viti.
Vërtetimi i dënimit për mosdeklarim të pasurisë nga Gjykata e Apelit, Bashotes si duket do t’i dalë pengesë në qëllimin për të kandiduar për të parin e Klines.
Portali rtv21.tv ka kontaktuar me Zëdhënësin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezin i cili ka thënë se KQZ-ja ka vepruar në përputhje edhe me përgjigjet apo verifikimin e bërë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, nga i cili kanë kërkuar të dinë nëse ndonjëri nga personat që ka kërkuar certifikim është “i shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit”.
Elezi ka shtuar se pas pranimit të përgjigjes zyrtare, në mbledhjen e radhës do të shqyrtohet kjo çështje./21Media 

Back to top button