A duhet t’i lëmë rrobat e lagura në lavatriçe gjatë natës?

Rrobat e lagura mund t’i lini në lavatriçe për maksimum tetë deri në dymbëdhjetë orë, thonë ekspertët nga Instituti i Shkencave të Pëlhurave Whirlpool.
Ndonëse është në rregull të lini rrobat e lagura në lavatriçe herë pas here gjatë natës, është akoma më mirë të mos krijoni zakon.
Nëse rrobat e lagura qëndrojnë më gjatë, veçanërisht në një makinë larëse që nuk është pastruar për disa kohë, mund të marrë një erë të pakëndshme dhe kjo zakonisht shkaktohet nga rritja e baktereve dhe mykut.
Nëse myku dhe bakteret kanë filluar të zhvillohen në rrobat e lagura, patjetër që do të ndjeni edhe aromën e tyre të athët./21Media

Back to top button