A e mbështesin krerët e shtetit të Kosovës rezolutën?


Osmani: Rezolutat shprehin vullnete politike, mos prisni reagim special.-Meta: Procesi në Hagë kundër pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kanë mendime të ndara karshi rezolutës kundër pretendimeve të Dick Martit, të miratuar në parlamentin Shqiptar. Presidenti Meta tha se e mbështet çdo nismë që ka për synim pastërtinë e luftës së UCK-së. Ndërsa, presidentja Osmani vlerëson se rezolutat janë shprehje e vullnetit politik. Sipas saj, shteti i Kosovës po punon çdo ditë për mbrojtjen e pastërtisë së luftës së UCK-së. Këto qëndrime u shprehën në konferencën për shtyp të dy presidentëve, sot në Prishtinë!/21Media

Back to top button