Haliti: Presidenti duhet me qenë nga PDK-ja

(Lajm i përditësuar)
Haliti: Presidenti duhet me qenë nga PDK-ja
Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti në emisionin “Click” në RTV21 foli edhe për postin e presidentit.
Sipas tij, PDK-ja duhet të marrë pjesë në tryezë dhe duhet ta mbështesë idenë e presidentit të opozitës.
“Dhe duhet ta mbështesë idenë që presidenti duhet me qenë nga PDK-ja, tani e bëjnë se bëjnë varet nga vendimet e partisë”, tha ai.
A e rikthen Thaçi PDK-në aty ku ishte, ja çfarë thotë Xhavit Haliti
Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti në emisionin “Click” në RTV21 u pyet edhe për themeluesin e PDK-së, i cili gjendet aktualisht në Hagë, Hashim Thaçi.
Ai nuk dha një prognozë se a do ta rikthente Thaçi PDK-në aty ku ishte.
“Varet prej tij, varet prej angazhimit, prej shumë faktorëve”, tha ai, duke shtuar se në PDK e ka aureolën e liderit të madh në parti.
Haliti: PDK e vetmja parti që mund ta sfidojë Kurtin
Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti në emisionin “Click” në RTV21 tha se PDK është partia e vetme që mund ta sfidojë Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin.
“Tani për tani kush do me sfidu, LDK-ja?… Unë mendoj në qoftë se duam mundemi me bo shumë, shiko janë disa pengesa që unë nuk mundem me i zbërthy, por janë disa pengesa që na kanë detyru ndoshta nganjëherë edhe të heshtim dhe besoj që të bëhet më mirë”, tha ai.
Haliti tregon se kënd e bën përgjegjës për rezultatin e PDK-së në zgjedhje
Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti në emisionin “Click” në RTV21 tha se nuk është i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të partisë ku ai bën pjesë.
“Kam mendu se kemi me shku te 28 deputetë deri në 30”, tha Haliti.
“E kemi habitatin e votave që i kemi pas, ekziston një vetëkënaqësie që i kemi ruajtur, por duhet me pas projekt me i fitu zgjedhjet”, tha Haliti.
Ai më tej shtoi se nevojitet një analizë se pse populli nuk i besoi PDK-së për të qeverisur.
“Na mund me thënë i vodhëm votat, ja erdhi diaspora, por diaspora ka të drejtë vote, por tani unë nuk e besoj që në PDK do të duhet me kërku përgjegjësi në këtë rast, sepse Bedriu i ka pas një muaj ditë që e kemi zgjedhur kryetar, por ka qenë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e kaluara”, tha Haliti, duke shtuar se në parti nuk ka dëgjuar dikënd të ketë thënë se duhet të marrë përgjegjësinë.
“Duhet me marrë përgjegjësi kryesia e partisë, ata që e kanë përgatit fushatën dhe kush ka qenë në krye të fushatës është përgjegjësi më i madhi, jo te ne por te të gjitha partitë në botë, ke humbur zgjedhjet jep dorëheqje”, tha ai.
Haliti: E kam ditë që LVV del e para, por me 35%
Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti në emisionin “Click” në RV21 tha se nuk e ka pritur që Vetëvendosje do të dalë me rezultat 51% në zgjedhje e 28 dhjetorit.
“Jo unë kam dëshiru me qenë me 35 % se e kam ditë që del e para dhe e kam marrë vesh se i ka 42 % dhe doli me 51 % kështu që prognoza ime dhe e disave që kanë bërë sondazhe doli jo reale”, tha Haliti./21Media